Wenger kërkon përforcime

Menaxheri Arsenalit, Arsene Wenger përgatitet të sjell përforcime gjatë afatit kalimtar të janarit.
Wenger ka njoftuar se klubi ka në dispozicion fonde për të sjell futbollistë të rinj për pjesën e dytë të sezonit. Sulmuesi i Schalke 04, Klaas Jan Huntelaar, mesfushori i PSV Eindhoven, Kevin Strootman dhe i riu i Crystal Palace, Wilfried Zaha spekulohet se janë në shënjestër të Wengerit.
Por, strategu francez refuzoi të jep detaje. “Gjatë dimrit do të punojmë shumë sepse kemi fonde në dispozicion. Mund të ndodh që të blejmë dy futbollistë, por nuk mund t’ua tregoj emrat”, deklaroi Wenger për beIN Sport.