E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO kërkon shtimin e trupave australianë

Bruksel - NATO-ja i ka kërkuar Australisë përforcime të trupave në Afganistan për të garantuar sigurinë e zgjedhjeve presidenciale, bëri të ditur sot shefi i diplomacisë australiane. "Kemi marrë një kërkesë nga NATO-ja për të parashikuar një kontribut shtesë për mbikëqyrjen efikase të zgjedhjeve. Sigurisht ky do të jetë një kontribut dhe ne do ta mbajmë parasysh", deklaroi Stephen Smith në televizionin Nine.

Zgjedhjet presidenciale afgane janë caktuar të zhvillohen më 20 gusht. Australia ka 1 000 ushtarë në Afganistan, mes të cilëve 330 anëtarë të forcave speciale dhe një njësi me 440 anëtarë të caktuar për rindërtimin. Shumica e ushtarëve australianë janë vendosur në provincën Oruzgan (në jug).

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›