Sudan, lirohen 4 pengjet e Mjekëve pa kufi
Khartoum - Janë liruar që të katërt operatorët e Mjekëve pa Kufij të cilët ishin marre peng prej dy ditësh. Ne fillim lajmi u dha nga një funksionar i qeverisë së Sudanit, por më pas lajmi është konfirmuar edhe nga organizata humanitare. Të katër pengjet, italiani Mauro D’Ascanio, infermierja kanadeze Laura Archer, koordinatori francez Raphael Meonier dhe një roje sudanez, gëzojnë shëndet të plotë dhe momentalisht ndodhen ne kryeqytetin e Sudanit, Khartoum.
Të gjithë anëtaret e organizatës “Mjekë pa Kufij” janë të lumtur për lirimin e miqve të tyre, por në të njëjtën kohë të indinjuar për çka u ndodhi kolegëve të tyre. Rrëmbimi i operatoreve humanitar ve ne rrezik asistencën që këta njerëz u ofrojnë popujve ne rrezik.
“Në qoftë se duam të vazhdojmë të shpëtojmë jetë njerëzish dhe të ofrojmë asistencën tonë në vendet në rrezik, atëherë duhet të respektohemi” - vijon zëdhënësi i organizatës. Si pasoje e këtij rrëmbimi, MSF evakuoi pjesën më të madhe të personelit ndërkombëtar nga misioni ne Darfur.
Për Start Enkes Hysendhima