SHBA dhe Brazili optimist për zgjidhjen e krizës
Uashington- Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama dhe homologu i tij brazilian, Luis Inasio Lula da Silva, kanë shprehur besimin e tyre për suksesin e samitit të ardhshëm të Grupit G20, i cili do të publikojë masat për tejkalimin e krizës ekonomike botërore. Presidenti Obama ka hedhur poshtë pohimet se midis anëtarëve të G20, "ka dallime".
Ndërsa, Da Silva ka shtuar se "të gjithë liderët janë të bindur që sa më shpejt të merren vendime" për zbutjen e krizës së tregjeve dhe për të rikthyer besimin e publikut. Këto deklarata u bënë në Uashington, gjatë një takimi midis dy presidentëve, ku janë theksuar gjithashtu marrëdhëniet e mira midis këtyre dy vendeve.