E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presion për Zyrat

Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic këtë të martë ka mundësi të arrijnë një prej marrëveshjeve më të rëndësishme të këtij dialogu - hapjen e zyrave ndërlidhëse. Burime të Express thonë se, si pasojë e presionit të vendeve anëtare të BE’së, Serbia do të lëshojë pe. Gjithçka lidhet me rrugën e saj drejt integrimeve europiane.

Hapja e zyrave ndërlidhëse në Prishtinë dhe Beograd do të jetë temë bartëse e takimit të radhës së delegacionit kosovar me atë serb në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Baroneshës Catherine Ashton.

Kjo çështje ishte tentuar të futet edhe në takimin e fundit, por marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit u trajtua si temë më urgjente.

Burime të Express thonë se për pikat e përbashkëta kufitare do të diskutohet edhe të martën mes dy kryeministrave, Hashim Thaçit dhe Ivica Dacicit, por fokusi do të jetë te zyrat ndërlidhëse.

“Gjasat janë të mëdha që të arrihet marrëveshja për hapjen e zyrave ndërlidhëse”, ka thënë një zyrtar kosovar për Express, i përfshirë në procesin e bisedimeve.

Por si mund të arrihet kjo marrëveshje kaq shpejt?

Tekstin e plote mund ta lexoni ne numrin e sotshëm te Gazetës Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›