Shala e skuqur e Ramës
Nxirreni përpara një kamera dhe ai do të bëjë mrekullinë. Kështu mund të përkufizohet frazeologjikisht për ish-nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, aktualisht deputet i PS-së, Eduart Shalsi. Drama është se ky njeri politikan nuk flet kur duhet të fliste dhe flet kur nuk duhet, duke tradhtuar kështu misionin e paracaktuar. Mirëpo Edi Shalsi është i paaftë t’u flasë qytetarëve që përfaqëson sepse gjithmonë e më shumë shkon e flet pak personave që merr me vete, sikur të ishte i pasigurt.
Sakaq binjaku ekzemplar i Edi Ramës, Edi Shalsi është një dukuri e pazakontë në politikën shqiptare. Ky njeri pa asnjë meritë intelektuale a sociale ka kapur majat e ashensorit social të përfaqësimit në Partisë Socialiste. Ka raste që kush e njeh nga afër habitet për mrekullinë e ngjitjes së rrufeshme pa asnjë meritë të Eduartit. Si ai bëri ky thonë? Një pyetje që shton edhe më shumë misterin e ardhjes në televizorin e shtëpive tona të një individi pa identitet, pa karakter, pa shtyllë kurrizore.
Mirëpo për ata që s’e dinë këtë sukses të padiskutueshëm Edi Shalsi e ka pse gjithmonë ka qenë ajo që çfarë Rama ka dashur të mos jetë, pra, një prototip i mediokritetit moral.
Edi Rama si një njeri që ka eksperimentuar gjatë e gjerë gjëra shumë serioze kësisoj ka eksperimentuar edhe klononim e vetvetes. Dhe ka dalë Edi Shalsi, një imitacion në zë dhe në figurë. Fotokopja bardh e zi e Ramës përdoret sikur të ishte origjinali në rrugët dhe rrugicat e Tiranës. Për shembull dje ka dalë në njësinë nr. 9, ku sërish ka thënë fajin e ka Saliu për të gjitha gjërat e pa bëra nga Bashkia Tiranë. Të njëjtën gjë tha origjinali i Edi Shalsit, Edi Rama në qytetin e Durrësit gjatë ri-prezantimit të ri-kandidatit Vangjush Dako, fajin e ka Saliu. Kjo simultane bajate po krijon idenë se të gjithë jemi njësoj, se s’ka asnjë shpresë për ndryshim, prandaj votues rrini në llogore pse kështu mbrohet “status-quo”-ja e Ramës dhe mikut të tij, Dako. Edhe Dako është dakord të mbetet sërish kryebashkiak i Durrësit.
Të rikthehemi tek fenomeni mediatik “Shalsi”, që po kryen rolin e zhurmuesit profesionist të anti-kandidatit të shumicës Lulzim Basha. Të njëjtin rol aktori mediokër Shalsi pati në zgjedhjet e fundit të 2007, ku dilte sa në kamerën sa në një tjetër për të zhurmuar Sokol Olldashin. Njësoj si para katër vitesh Rama do të shmangë debatin për të ardhmen e kryeqytetit sepse është i mangët në alternativë dhe platformë me hilen elektorale të përfaqësuar nga fotokopja patetike e tij. Mirëpo sot gjithcka do të peshon në peshën e arsyes. Pse duhet votuar Rama kur ka 11 vite që sundon qytetin sëbashku me klikën e betonarmesë? Pse nuk flet për problemet që hasen përditë në kryeqytet, nga trafiku, nga plehrat, nga mungesa e bibliotekave, mungesa e banjove publike, e transporti publik dinjitoz apo jetës kulturore të qytetit? Pse? Të gjitha broçkullat e Shalsit s’mund të mbulojnë pirgun e punëve të pabëra nga Kryebashkiaku në mungesë.
Sidoqoftë Eduart Shalsi, ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, aktualisht deputet i PS-së, duket se ka marrë përsipër fushatën përballë Lulzim Bashës sikur të ishte ai kandidati dhe jo Rama. Ky dublim i pazakontë shtron pyetjen sepse mentori dhe tutori i tij, Edi Rama, nuk e zgjodhi për të qenë kandidat serioz për Partinë Socialiste në Tiranë? Mirëpo zgjedhja e Ramës ka arsye që arsyeja nuk e njeh. Gjithçka që mund të mendohet është se Shalsi është një tip shumë-përdorimesh, që angazhohet në fushata zhvlerësuese sepse vetë si njeri s’ka asnjë vlerë qytetare. Ai është vetëm një zgjatim, një patericë, një Shalë e Ramës.