Raporti OSBE-ODIHR jep 27 rekomandime
Te rishikohet formula e perberjes se KQZ-se. Ky eshte rekomandimi i OSBE-se dhe ODIHR-it per vitin 2009 pas zgjedhjeve parlamentare te 8 majit. Ne raportin final te nxjerre nga OSBE dhe ODIHR per here te pare kerkohet ndryshimi i KQZ-se duke e cilesuar si te deshtuar ceshtjen e krijimit te nje institucioni me perfaqesues politik. Formula e kompozimit te KQZ-se mund te rikonsiderohet me qellim rritjen e besimit ne pavaresine dhe paanshmerine e zbatimit te Kodit Zgjedhor thuhet ne rekomandimin numer 3 te raportit final per zgjedhjet e 8 majit. Ndersa vemendja tjeter e rekomandimeve fokusohet te ceshtja e fleteve te votimit te hedhura gabimisht ne kutine e gabuar. Kodi te amendohet sa i takon adresimit te vlefshmerise se fleteve te hedhura ne kutine e gabuar procedurave per perfshirjen e tyre ne tabelen e numerimit dhe procedurat per rastet kur numri i votave eshte i ndryshem nga ai i votuesve ne tabele thuhet ne rekomandimin numer 6. Nje risi ne keto sugjerime eshte qe ne procesin e ankimimeve te shmanget KQZ-ja dhe te kalohet direkt ne gjykate per sa i takon tabulimit.