Nuk vonon ndjesa e Izraelit për Egjiptin

Ministri Ehud Barak tha se ka urdhëruar një hetim ushtarak të përbashkët me ushtrinë egjiptiane për të sqaruar rrethanat e incidentit të së premtes.
"Izraeli shprehu keqardhje për vdekjen e policëve egjiptianë gjatë sulmit në kufirin izraelito-egjiptian", deklaroi Barak.
Të paktën tre policë egjiptianë u vranë një ditë më parë pas një shkëmbimi zjarri nga ushtarët izraelit. Trupat ushtarake hebraike po ndiqnin disa militantë palestinezë në shkretëtirën egjiptiane përgjatë kufirit.
Mëngjesin e sotëm, Egjipti tha se do të tërhiqte ambasadorin nga Tel Avivi në shenjë proteste për vrasjen e policëve. /S.Ll/Start/
2011-08-20 17:13