Shalsi: Berisha paska pasur qimen e derrit
Reagime politike
“Blackout”-i skandaloz në stadiumin “Qemal Stafa”, në ndeshjen historike mes skuadrës së Gramozit dhe gjigantit të futbollist spanjoll dhe botëror për klube, Realit të Madridit, nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga opozita, e cila ka reaguar me nota ironike për ngjarjen shokuese që ndodhi në momentin kur skuadrat po përgatiteshin që të fillonin pjesën e dytë të takimit. “Ky njeri që e ka emrin Sali Berisha, jo vetëm që nuk di të nxjerrë qimen nga qulli në çështjet e qeverisjes dhe punëve të shtetit, por paska pasur qimen e derrit, duke sjellë fatkeqësi dhe tersllëqe”, tha deputeti socialist, Eduard Shalsi. “Sot, edhe pse në një ditë festive, siç duhet të ishte ndeshja me Real Madridin, tha ai, na bëri gazin e botës me mungesën e energjisë”.
#