West Ham përgatitet të shesë Behramin

Mediat angleze raportojnë se West Ham United është i gatshëm të shndërrojë në para mesfushorin Valon Behrami.
"Daily Mail" shkruan se pronarët e rij të klubit kanë thënë se Scott Parker dhe Matthew Upson nuk do të shiten, por ata do të mund të shesin shqiptarin me nënshtetësi zvicerane.
Mesfushori dinamik mitrovicas është lidhur me një varg ekipesh të Premier Ligës, përfshirë Manchester United, City, Liverpool dhe Arsenal, që kur është hapur afati kalimtar i janarit. Për të janë të interesuar edhe shumë ekipe nga Serie A.