Fiorentina në gjysmëfinalen e Kupës

Fiorentina është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë pas fitores prej 3-2 kundër Lazios, në ndeshjen zhvilluar të mërkurën mbrëma në Artemio Franchi.
Që në pjesën e parë, Viola krijoi epërsi të dyfishtë me anë të rumunit Adrian Mutu (9' dhe 44').
Pesë minuta brenda pjesës së dytë (50'), fioerentinët ngushtuan epërsinë me anë të Mauro Zarates, por tetë minuta më pas Mutu asistoi te Per Kroldrup, i cili shënoi për rezultatin 3-1.
E gjithë ajo çka bënë miqtë deri në fund të ndeshjes, ishte një gol i shënuar nga Tommaso Rocchi në minutën e 68-të.