Pano, një prej të rrallëve në histori
Edi Rama
Pas humbjes së Panajot Panos, kreu i opozitës, Edi Rama, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes. “Më lejoni që në këto momente të vështira dhimbjeje për humbjen e njeriut tuaj të dashur, t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Panajot Pano ishte një nga ata njerëz që vinë rrallë në historinë e një vendi dhe me talentin mbresëlënës që shfaqi ndër vite, ai ka merituar një vend të pazëvendësueshëm në historinë e sportit shqiptar”, shkruante Rama. Më tej në telegram theksohej: “Duke ndarë me ju dhimbjen për humbjen e këtij njeriu kaq të dashur e të respektuar nga të gjithë ne, gjej ngushëllim në faktin që ai do të jetojë përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve”.
#