Topi: Standarde ne drejtesi

“Eshte jetike qe me shume se cdo gje tjeter te realizojme standarde ne drejtesi, standarde per ate qe konsiderohet nga te gjithe, qe pranohet nga te gjithe dhe ju uroj qe te zbatohet nga te gjithe, uroj qe te kete nje kompatibilitet midis asaj qe thuhet dhe asaj qe zbatohet, pikerisht, elementi substancial i nje shteti demokratik qe ka te beje me elementet e shtetit te se drejtes”, eshte shprehur Topi.
Por kreu i shtetit terhoqi vemendjen e politikes se keto standarde dhe angazhimet ndaj partnereve nderkombetare duhet te ndertohen dhe respektohen nga te gjithe dhe jo vetem me fjale.
“Eshte e kuptueshme qe partneret tane euroatlantike nuk degjojne vetem premtime qe ‘do t’i realizojme’, por ata jane shume serioze, ata degjojne dhe shikojne dhe vrojtojne cdo hap qe realizojme ne, kudo, secili ne pozicionin e tij, duke filluar nga presidenti i Republikes, duke vazhduar me te gjithe pushtetet e tjera, sa respekt kemi ne per sistemin e drejtesise, si i implementojme standardet e shkruara ne leter, si i harmonizojme ato”, theksoi presidenti.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code