E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD-ja, binjakëzohet me Italinë dhe Spanjën

Ka përfunduar projekti për binjakëzimin mes KLD-së shqiptare asaj italiane dhe spanjolle. Të pranishëm kanë qënë Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi, i cili është edhe kryetari i KLD-së, ambasadori KE-së Helmut Lohan dhe ministri i Drejtësisë Enkeled Alibeaj. Presidenti Bamir Topi është shprehur se "Është i rëndësishëm për të forcuar punën e KLD-së , si dhe i shërben për të shkëmbyer eksperiencën me dy vendet mjaft të rëndësishme si Italia dhe Spanja. Shqipëria është më afër se kurrë integritetit në NATO".Nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu është shprehur me këtë binjakëzim, janë vendosur edhe urat e bashkëpunimi, dhe ne po bëjmë përpjekjet maksimale për të arritur të gjitha objektivat. Ministri i Drejtësisë, Enkeled Alibeaj është shprehur se 'Ky projekt vërteton më së miri bashkëpunimin që kanë inspektoriati i ministrisë së Drejtësisë më atë të KLD-së. Drejtësia është një shërbim publik, kjo do të thotë se drejtësia duhet të jepet në mënyrë të shpejte dhe të shkurtër".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›