Shalsi: Kemi miratimin paraprak për kredinë e Unazës
Ndërtimi i Unazës së Madhe do t‘i mbetet Bashkisë së Tiranës, drejtuesit e së cilës konfirmojnë se nuk kanë probleme me marrjen e një kredie për rrugën dhe as që nuk e kanë ndërmend të dorëzojnë në zyrën e Olldashit ndonjë projekt të kësaj rruge. Problemi i vetëm, sipas tyre, mbetet qeveria, që nuk po përfundon procesin e shpronësimeve.
Vetëm një ditë pas letrës zyrtare të dërguar edhe publikisht nga Sokol Olldashi, ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Bashkia e Tiranës është kundërpërgjigjur.
"Prej vitesh, tashmë ne u nënshtrohemi analizave financiare nga institucione serioze financiare ndërkombëtare, siç janë Banka e Këshillit të Evropës, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, mbi bazën e të cilave jemi kredituar dhe kemi financuar projekte të ndryshme si ai i shkollave, rrugëve dhe banesave sociale", u shpreh Eduard Shalsi, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës. Ai theksoi se "edhe për projektin e Unazës së Madhe ka një analizë financiare prej 171 faqesh, e cila është bërë nga një studio e huaj të cilën e ka kontraktuar BERZH dhe mbi bazën e të cilës ne kemi marrë miratimin paraprak". Ndërkohë që duke komentuar deklaratat e këtyre ditëve të bëra nga Kryeministri Berisha dhe ministri Olldashi, nënkryetari i bashkisë i ka perifrazuar ato si "një refren që po bëhet bajat". Sipas tij, kemi ditë që dëgjojmë lloj-lloj xhevahiresh të servirura si argumente, herë nga goja e Kryeministrit Berisha dhe herë nga ajo e ministrit të Punëve Publike, lidhur me Unazën e Madhe të Tiranës. "Thonë se Bashkia e Tiranës nuk ka kapacitetet për ta bërë. Dëgjuam Kryeministrin Berisha të fliste edhe për aftësinë kredimarrëse të Bashkisë së Tiranës, pa e pasur idenë për ato që thoshte", tha Shalsi duke argumentuar më tej se cila është situata reale e ndërtimit të Unazës së Madhe, këtij objekti shumë të rëndësishëm për infrastrukturën kryeqytetase. "Në këtë analizë është arritur konkluzioni se Bashkia e Tiranës ka kapacitet të thithë një kredi edhe më të madhe se ajo që nevojitet për këtë segment të Unazës së Madhe", ka siguruar numri dy i Bashkisë së Tiranës. Madje, ai nuk ka munguar as të njoftojë zyrtarisht edhe Kryeministrin Berisha e ministrin Olldashi për këtë përgjigje. "Po i nis një kopje Kryeministrit dhe ministrit, (i sigurt se nuk do ta lexojnë, pasi edhe po e lexuan nuk do të kuptojnë gjë; ata mund të kenë kohë për të humbur, ne jo), ka thënë Shalsi, ndërsa shton se "duke i parashtruar edhe njëherë kërkesën tonë që të përfundojnë procesin e shpronësimeve që është detyra e tyre ligjore dhe të mos zgjaten me marifete politike që s‘kanë asnjë lidhje me Unazën, të cilën ne do ta përfundojmë në vitin 2011".
Në projektbuxhetin e bashkisë për vitin 2009 një vend të rëndësishëm zë investimi për ndërtimin e Unazës së Madhe, si dhe marrja e një kredie prej 20 milionë eurosh nga BERZH për fillimin e punimeve në segmentin e parë jugor të saj. Ky projektbuxhet nuk është miratuar ende nga Këshilli Bashkiak, pasi ka hasur në kundërshtimet e këshilltarëve demokratë, por edhe atyre të LSI-së.