Droutsas: E ardhmja e Ballkanit është në BE
Greqia konfirmon mbështetjen e saj për integrimin e vendeve ballkanike në Bashkimin Europian. Zëvendësministri i Jashtëm grek, Dimtris Droutsas, ka bërë me dije dje se të 27 vendet e BE-së pajtohen që perspektiva e rajonit të Ballkanit është integrimi në BE. “Nuk është fshehtësi që kur flasim në Bashkimin Europian, kemi qasje të ndryshme për çështje të ndryshme në rajon dhe në këtë kontekst është i njohur edhe qëndrimi i Greqisë. Por një gjë shumë e rëndësishme është se të gjitha 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian pajtohemi për një gjë shumë të rëndësishme, që rajoni ka një perspektivë të qartë europiane dhe kjo është e ardhmja e gjithë rajonit të Ballkanit”, tha zv/ministri i Jashtëm grek. “Ne si Greqi, jemi krenarë të themi se i përkasim vendeve që promovojnë një ide të tillë. I jam referuar po ashtu iniciativës se re greke për axhendën shumë mirë të njohur që deri në vitin 2014 t’i japim një dinamizëm këtij procesi dhe rajonin e Ballkanit shumë shpejt ta shohim në familjen europiane”, theksoi ai.
#