Enada Alikaj Do ta rikthej njesine ne sherbim te njerezve
Kandidatja e PS-se per minibashkine numer 10 ne Tirane Enada Alikaj ne nje interviste per Shqip thekson se synimi i saj eshte rikthimi i kesaj minibashkie ne duart e qytetareve. Kandidoni per te paren here ne zgjedhjet lokale. Si i konsideroni zgjedhjet e 8 majit
Zgjedhjet e 8 majit zhvillohen ne nje moment kyc ndaj dhe ato marrin nje rendesi te vecante. Shqiperise ia kane zene frymen njerezit me bllok ne dore. Shqiptaret kane ne dore ti japin fund tranzicionit 20-vjecar qe mpak e zbeh fuqite tona si popull me vullnet te mbare. E pikerisht se e kane shqiptaret ne dore te zgjedhin per te miren e tyre per te miren e te gjitheve se bashku une jam besimplote se ata do te dine te bejne zgjedhjen e duhur me 8 maj.
Cili eshte premtimi juaj ne drejtim te elektoratit te njesise bashkiake nr. 10 ne Tirane. fare do te ndryshoni ne kete zone
Besoj se i njoh mjaft mire problemet e komunitetit te njesise bashkiake nr. 10 sepse kam qe nga viti 2003 qe jam sekretare e Keshillit Bashkiak te kesaj njesie. Gjate kesaj periudhe kam konstatuar me keqardhje se me te shumtat e problemeve nuk jane zgjidhur. Ne keto 4 vitet e fundit te qeverisjes se njesise nr. 10 te dy 2 kryetaret perfaqesues te Partise Demokratike nuk e vune njesine bashkiake ne sherbim te komunitetit por e qeverisen madje e kullandrisen ate vetem politikisht. E qeverisen keq kete shtepine tone te perbashket duke ua mbyllur deren shumices se banoreve qe nuk kishin kartonin blu ne xhep.
Kemi kaluar ne keshillin minibashkiak mjaft fonde nga vete buxheti i njesise per mirembajtjen e rrugeve por asnje nga keto fonde nuk ka shkuar ne destinacion. Fondeve iu dha nje rruge e paditur por nuk u bene kurre rruga e qytetarit. E po ashtu nga keshilli i njesise nr. 10 jane formatuar shume projekte per te rinjte vajzat dhe grate si dhe per moshen e trete me buxhetin e vete njesise bashkiake por serish asnje nga keto projekte nuk mori jete. Mori vetem fonde. Me ardhjen e dy kryetareve Bogdani dhe Fuga ne qeverisje e perseris ne qeverisje dhe jo ne sherbim te komunitetit shume banore u perjashtuan pa te drejte nga listat e ndihmes ekonomike per te vetmin faj se ishin simpatizante te Partise Socialiste apo qofte edhe qytetare te depolitizuar jomilitante te PD-se. Te gjitha keto kane krijuar nje klime te vranet ne komunitetin e kesaj njesie dhe une mendoj qe kthjellimi i kesaj klime do te jete nje nga prioritetet e mia. Njesia nr. 10 eshte zemra e Tiranes zemra e qytetarise dhe meriton te qeveriset si e tille me qytetari drejtesi dhe vullnet te mbare.
Demokratet jane duke zhvilluar nje fushate me premtime per ulje taksash dhe me parullen Aleanca per Qytetarin. Cilet jane prioritetet e socialisteve per garen elektorale te 8 majit
Mendoj se premtimet ne nje fushate elektorale i perkasin nje mendesie te mbrapshte e cila i sheh qytetaret si votues dhe jo si banore te cileve duhet tu sherbesh. Ndaj me duket krejt e padenje qe une te valavis ketu si premtime gjera te cilat i konsideroj si detyrimet minimale ne punen time te perditshme.
Duke qene se per tete vjet radhazi kam qene sekretare e Keshillit Bashkiak te njesise nr. 10 i kam njohur nga afer shqetesimet dhe problemet e ketij komuniteti. Per zgjidhjen e tyre te plote dhe gjitheperfshirese do te ndjek modelin e Bashkise se qytetit te Tiranes e cila ka punuar dhe vazhdon te punoje duke qene gjithmone ne sherbim te qytetareve.
Minibashkia 10 ka qene kohet e fundit nen shenjestren e PS-se e cila e ka akuzuar per listat e zgjedhesve. Cili eshte gjykimi juaj per kete ceshtje
Verifikimi i listave zgjedhore eshte hapi i pare ne nje fushate elektorale. Me keqardhje kemi konstatuar se listat zgjedhore kane pasur probleme te panumerta dhe per kete deputetja e zones Znj. Ledi Shamku ka bere kallezim penal ne Prokurori.
Ne keto lista kemi konstatuar se disa votues te njesise 10 figurojne se banojne ne godina universitetesh garazhe dyqane apo ambiente qe smund te sherbejne per banim. Disa votues te tjere kane kod banese qe nuk ekziston. shte bere nje shperndarje e qellimshme e elektoratit te majte ne qendra votimi te panjohura per ta. Te gjitha keto parregullsi nuk cojne ne zhvillimin e nje procesi normal zgjedhor.
Cili eshte vleresimi juaj per kundershtarin tuaj perballe minibashkise 10
Kundershtari Ka qene inekzistent ne administrimin e njesise bashkiake nr.10. Ndaj ka detyrimin ta nise fushaten duke ju dhene fillimisht shpjegime banoreve ku ka qene ne keto 2 vjet.