Njesia 10 zona qe lidh qendren me rrugen e Kavajes
Minibashkia 10 ne vitet e fundit ka qene molla e sherrit mes PD-se dhe PS-se. Sfida kryesore lidhet me qendren dhe eshte e lidhur shume me rrugen e Kavajes bulevardin e Tiranes sheshin Skenderbej pjesen qe eshte baze e sherrit mes qeverise dhe bashkise. Ne njesine bashkiake nr.10 jane mbi 5 mije votues dhe duke iu referuar rezultatit te zgjedhjeve lokale te vitit 2007 diferenca ka qene e ngushte mes kandidateve te PS-se dhe PD-se. Ne 2007-n per njesine 10 kane garuar Gerti Bogdani nen siglen e PD-se dhe Mira Veizi nen siglen e PS-se. Partia Demokratike fitoi minibashkine 10 duke marre 79 vota me shume se kandidati rival i Partise Socialiste. Sipas rezultatit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Gerti Bogdani mori 2622 vota ndersa kandidatja e PS-se Mira Veizi mori 2543 vota. Ndersa ne nentor te vitit 2009 pas zgjedhjeve parlamentare Gerti Bogdani betohet ne Kuvendin e Shqiperise si deputet dhe si rrjedhoje Presidenti Bamir Topi shpalli zgjedhjet e pjesshme lokale ne 5 njesi vendore mes te cilave ishte edhe njesia bashkiake numer 10 ne Tirane. Rezultati i zgjedhjeve ka dale menjehere mengjesin e neserm te dites se votimit ku ka rezultuar fitues kandidati i PD-se perballe atij te LSI-se. Nga 4251 vota qe kane rezultuar te vlefshme pas numerimit te votave 3385 kane qene ne favor te kandidatit te Partise Demokratike Blendi Fuga dhe 886 vota kane shkuar per kandidatin e Levizjes Socialiste per Integrim Gjergji Thomai. Vlen te theksohet se pavaresisht se minibashkia 10 eshte ne zemer te kryeqytetit pesha e votave te kesaj minibashkie nuk ka ndonje rendesi te vecante per te siguruar shumicen ne rangun e larte te bashkise pasi ne kete zone votojne gjithsej mbi 5 mije zgjedhes.
Duke iu referuar perllogaritjeve kandidati Fuga ne 2009-n mori 3385 vota ndersa kandidati Bogdani ne 2007 mori me shume se 2 mije vota.