KQZ, PS tre këkesa të reja për fletët e votimit
TIRANË- Komisioni Qëndror Zgjedhor po diskuton në seancën e sotme problemin e fletëve të votimit. Diskutimet mësohet se po bëhen pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor i cili hodhi poshtë vendimin e KQZ për fletët e votimit.
Më 16 prill Kolegji vendosi rrëzimin e vendimit të KQZ-së për fletën e votimit për kandidat për kryetar të bashkisë së Tiranës, pasi sipas tij, ky vendim ishte i pavlefshëm, sepse miratimi i tij kërkonte 5 vota, si parashikohet më Kodin Zgjedhor dhe jo 4 vota.
Ndërkohë bëhet e ditur se Partia Socialiste nëpërmjet përfaqësuesit të saj Genci Gjoncaj i ka propozuar tre kërkesa të reja KQZ, në lidhje me fletët e votimit. Kërkesat e PS në lidhje me fletët e votitmit, të cilat do të përdoren në procesin zgjedhor të 8 majit janë: letra të jetë e personalizuar me një symbol i cili duhet të jetë i dukshëm, fleta e votimit të ketë një shirit sigurie, procesi i prodhimit të fletëve të votimit të monitorohet nga një person i posacëm.
Partia Socialiste nëpërmjet përfaqësuesit të saj në institucionin e KQZ, Genci Gjoncaj ka theksuar faktin se këkesat e opozitës rrisin besueshmërinë e procesit zgjedhor.
(e.m/BalkanWeb)