E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Krenar për marrëdhëniet tona drejtësi për Gërdecin

TIRANË- Me rastin e 20 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ministria e Jashtme organizoi një pritje gjatë të cilës ambasadori Arvizu i ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve tepër të mira, ndërsa u shpreh se “ndjehem krenar për marrëdhëniet tona dhe i sigurt se vitet më të mira i kemi para nesh”.

Meqë 15 marsi përkon edhe me 3 vjetorin e tragjedisë së Gërdecit, Kryediplomati amerikan nuk nguroi të kërkojë drejtësi për këtë ngjarje.

“Të mbajmë një minutë heshtje dhe të lutemi sot për 26 viktimat e tragjedisë së Gërdecit, dhe të shpresojmë se do të shohim drejtësi”,- u shpreh Arvizu.

Gjatë fjalës së tij ambasadori i SHBA-ve deklaroi se dy vendet duhet të tejkalojnë të gjitha diferencat që ekzistojnë mes dy vendeve.

Në këtë pritje të kryesuar nga ministri i Jashtëm Edmond Haxhinaso, ishin të pranishëm Ambasadori Aleksandër Arvizu, Kryeministri Sali Berisha si dhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera 20 vjet miqësi me SHBA Presidenti Topi mesazh homologut, Obama

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›