Shalsi: Pa bekimin e Argitës, askush nuk bën biznes në Shqipëri
Të tjera rreth shkrimit Biznesmeni rrëfeu takimet me Argitën PS: Mashtron investitorët e huaj PS: Argita shfrytëzon ambasadorët si ndërmjetës Balla: Argita shfrytëzon postin e babait PS: Paguhet 280 mijë lekë/orë si avokate
TIRANE - Partia Socialiste ka vijuar ditën e sotme akuzat ndaj pasurimit të familjes së Kryeministrit Sali Berisha. Në një konferencë për shtyp, deputeti i PS-së Eduart Shalsi ka deklaruar se nëse investitorët e huaj duan të vijnë për të bërë biznes në Shqipëri duhet të kalojnë njëherë nga zyra e vajzës së Kryeministrit, Argita Berisha për të marrë konsulenca dhe bekimin e saj, bekim që kushton shtrenjtë por që nuk bëjnë dot biznes pa të.
“Nuk kemi të bëjmë me një rast të izoluar apo me një rastësi të hidhur, është një histori e përsëritur. Ato që ndryshojnë janë emrat e biznesmenëve ato që nuk ndryshojnë janë emrat e familjes së Kryeministrit. Askund tjetër vetëm se në Shqipëri, investitorët ikin për konsulencë në zyrën e vajzës së Kryeministrit. Nuk kemi synuar të shpifim apo të shajmë kundërshtarin politik, ka një dallimin midis zhurmës dhe baltës që Sali Berisha hedh mbi ne dhe transparencës që tregojmë ne. Rasti i djeshëm është flagrant, askush nuk mund të bëj biznes në Shqipëri pa bekimin e vajzës së Kryeministrit, bekim që paguhet shtrenjtë. Kjo është tregtia e lirë e propaganduar nga Sali Berisha, që është duke mbytur konkurencën e lirë dhe të ndershme. Drejtësia duhet të provojë që askush nuk qëndron mbi ligjin”, deklaroi Shalsi.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)