E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefani:PD-ja, më pak shanse për të fituar zgjedhjet

Analisti Andrea Stefani I ftuar në Ora News foli për zhvillimet e fundit politike si dhe për shanset që kanë partitë kryesore politike për të fituar zgjedhjet e ardhshme. Duke iu referuar rolit të medias në politike, Stefani deklaroi se gjatë vitit që lamë pas presionet e medias janë shprehur si nga pozita dhe nga opozita. "Ka pasur tendenca që media dhe gazetarë të caktuar të vihen në shërbim të krerëve të dy forcave politike", deklaroi ai. Analisti konsideroi si zhvillimin më të rëndësishëm të 2008-ës marrjen e ftesës për në NATO. Por analisti u shpreh kundër spekulimeve të pushtetit për ta paraqitur këtë ftesë si meritë të qeverisjes së Berishës, kur në fakt nuk është kështu. Sipas Stefanit fakti që Komisioni i Venecias e konsideroi ligjin e Prokurorisë një hap prapa është një minus shumë I madh për lirinë e insitucioneve në vend. Sipas Andrea Stefanit ngjarja më e rëndëisshme e 2009-ës janë zgjedhjet. "Nga këto zgjedhje kërkojmë standarde. Do kuptohet edhe nëse elektorati do preferojë një alternativë me demokraci, apo prefeojnë konsensuset e PDsë dhe PS-së. Zgjedhjet janë të rëndësishme për standardet e zgjedhjeve por edhe për sistemin politik në Shqipëri", theksoi analisti. Duke iu referuar shanseve që do të kenë partitë politike kryesore PD,PS dhe LSI për të fituar zgjedhjet e ardhshme, Stefani u shpreh se shanset më të pakta për të përmirësuar pozitën e saj është PD-ja."PD-ja ka pak shanse sepse vjen nga një qeverisje traumatike, pasi erdhi në qeverisje me flamurin e korrupsionit, por në fakt gjeneroi më shumë korrupsion", vazhdoi ai. Sa i përket pozicionit të PS-së në zgjedhjet e2009-ës, Stefani tha se "PS-ja e Ramës për shkaka të lidershipit të Ramës ka bërë gabime. Edi Rama u përpoq të ndiqte një rrugë kinse më paqësore, por i ka sjellë dëme të më dha opozitarizmit në Shqipëri. Berisha bëri shumë ndryshime në kushtetutë, që cënojnë pavarësinë e institucioneve në vend falë konsensusit të Ramës", përfundoi Stefani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›