E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi: Qeveria të kreditojë biznesin, jo të marrë borxhe

PS

Huaja e brendshme prej 300 milionë eurosh që qeveria pritet të marrë do të shtojë borxhin e çdo qytetari shqiptar në masën e 100 eurove. Numri dy i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Eduart Shalsi, deklaroi dje se nisma në fjalë jo vetëm do ta rrisë peshën e vet për xhepin e kujtdo, por ajo priret të prodhojë pasoja rrënuese për ekonominë e vendit. “Kjo hua e re që po planifikon Sali Berisha jo vetëm që i shton një borxh të ri prej 100 eurosh çdo qytetari shqiptar, por do të ketë edhe pasoja të tjera jashtëzakonisht negative për ekonominë shqiptare”, tha Shalsi. Ai ka lënë të kuptohet se kjo gjë dihet edhe prej vetë qeverisë, çka detyron zhvillimin e manovrës në heshtje të plotë dhe larg syve të publikut. Nuk ka munguar me këtë rast edhe një sugjerim i opozitës për një dalje nga situata e tanishme, që për të mbetet në statusin e krizës së plotë. “Në vend që qeveria shqiptare të luajë një rol aktiv në promovimin dhe mbështetjen e kreditimit të biznesit si një parakusht për përballimin e krizës dhe zhvillimin e ekonomisë, Sali Berisha në mënyrë dritëshkurtër po zgjedh t’i heqë këto fonde nga sistemi bankar duke shteruar kësisoj aftësitë kredidhënëse të bankave”, deklaroi Shalsi, duke prezantuar ndërkohë një sektor të ri, ku pritet të godasë kjo ndërhyrje e qeverisë.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›