HEC-et Ruli PS genjen

“Edi Rama gënjen në dritë të diellit kur thotë se kompania italiane ‘Radici Energy’ edhe pse kishte respektuar të gjitha direktivat e dhëna nga METE, u skualifikuar prej garës konçesionare me sebepin e mospërmbushjes së kushteve teknike. E vërteta është që kompania u skualifikua fillimisht për arsye se propozimi i saj kishte dalë jashtë kushteve të garës”, është shprehur zëdhënësja Iva Tiço.
Ish-ministri i Ekonomisë hedh poshtë edhe akuzën se skualifikoi firmën “Radici”, në kundërshtim me vendimin e avokatit dhe agjencisë së prokurimeve puiblike.
“Me qëllim Edi Rama lë pa përmendur letrën e fundit të APP-së që mban datën 16/06/2008 e cila mbyllet me shprehjen: Agjencia e Prokurimeve Publike vlerëson të drejtë vendimin e komisionit të ofertave dhe vendos që të vazhdojë proçedurat e mëtejshme konçensionare për ndërtimin e hidrocentralit”, tha Tiço.
Pak kohë më vonë kësaj deklarate, e përfolur si e favorizuar nga ish ministri Ruli në tender, përfaqësuesit e saj thanë se kanë ngritur padi ndaj deputetes socialiste Felaj.
“Felaj thotë se jemi të preferuarit e Rulit, gjithnjë në kurriz të firmës italiane. Në fakt kompania jonë ka marrë 5 pikë gjatë vlerësimit që ka bërë METE, ndërsa firma italiane 8 pikë. Ajo aludon se qenka bashkëshorti i deputetes Bulku… Tani na duhet të sqarojmë se pas firmës ‘Ferari’ fshihen investues të ndershëm që paguajnë taksat prej gati dy dekadash”, është shprehur Bashkim Sulstarova, përfaqësues i kompanisë “Ferar”.
Prej disa ditësh opozita ka sjellë në publik fakte që, sipas saj, dëshmojnë se ish ministri i Ekonomisë Ruli ka favorizuar në mënyrë korruptive një kompani private të afërt me të, pas së cilës fshihet shoqëria e bashkëshortit të deputetes demokrate Rajmonda Bulku.