E Shtunë, 31 Tetor 2026

mimet e turizmit per 2010-n

MTKRS së bashku me shoqatën shqiptare të turizmit “ATA” dhe disa organizata ndërkombëtare, kanë dhënë çmimet e turizmit shqiptar për vitin 2010.

Për zhvillimin e produktit, çmimin e mori Bashkia e Korçës, për organizimin e Festës së Birrës që zhvillon në këtë qytet. Sipas të dhënave të MTKRS-së, një aktivitet që në një kohë të shkurtër u kthye si një nga burimet më të mëdha të të ardhurave nga turizmi në pjesën juglindore të vendit.

Për zhvillimin e shërbimit u nderua operatori turistik “Destination Albania”, i cilësuar si një operator që mes të tjerash bën oferta të veçanta në fushën e turizmit aventuror dhe natyror në vend, të kombinuara edhe me vizita në objekte dhe qendra të trashëgimisë kulturore.

Për promovimin, çmimi iu dha kompanisë “Çelësi”, për kolanën me 10 guida për qytetet e Shqipërisë, të cilat ofrojnë një kontribut të madh për informacionin turistik në vend.

Duke prezantuar shembujt më të mirë, çmimet synojnë të ndihmojnë në zhvillimin e qendrueshëm të turizmit.

Ato u dhanë gjatë konferencës me temë “Si t’i kthejmë zhvillimet pozitive në arritje të qendrueshme për turizmin shqiptar”, ku u diskutua mes të tjerash për ecurinë e turizmit gjatë viteve të fundit, por edhe për hapat që do të ndërmerren në të ardhmen.

“Gjatë vitit 2010 në bashkëpunim me UNTP-në realizuam strategjinë e marketingut kulturor, një element ky shumë i rëndësishëm sepse bazuar në këtë strategji, është projektuar që gjatë vitit 2011 ne do të kemi një seri aktivitetesh. Aktivitete që prekin kulturën shpirtërore, por edhe atë materiale, me qëllim që viti 2012 që përkon edhe 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, të jetë viti i vizitimit të Shqipërisë”, është shprehur Ferdinand Xhaferaj, ministër i MTKRS.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›