E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali Meta sulmohet faqja e TCH

Vetëm disa orë pas publikimit nga emisioni “Fiks fare” të videos ku zëvendëskryeministri Ilir Meta udhëzonte dhe urdhëronte ish-ministrin e Ekonomisë Dritan Prifti t’i jepte tenderin e Albpetrolit dhe konçesionin e një hidrocentrali kompanive pranë tij, faqja e internetit të Top Channel është sulmuar elektronikisht.

Sulmi i cili ka bllokuar të gjitha mundësitë për të hyrë dhe për të marrë informacione të tjera nga faqja e TCH, ishte i përmasave të mëdha dhe ndërmor nga shumë kompjutera njëherësh, çka do të thotë se ishte vepër e shumë hakersave në të njëjtën kohë.

Specialistët e IT pranë televizionit Top Channel pas disa orësh bënë të mundur rikthimin në funksionalitet të plotë të faqes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›