Familja e Nelës: i Rama duhet ë na kërkojë falje
Familjarët e poetit Havzi Nela i kërkojnë kryetarit të PS-së, Edi Rama, që të kërkojë falje për firmën e të atit të tij, Kristaq Rama, mbi dekretin që dënoi me varje poetin. Vëllai i Nelës, Shukuriu, tha se nëse Rama kërkon falje do të thotë që ai distancohet nga akti i të atit. "Z. Edvin Rama, që shprehet me mburrje se është biri i të atit, duhet të paktën të na kërkonte falje për firmën e babait të tij, për varjen e vëllait tonë Havzi Nela", deklaroi Shukuri Nela.