Provimi i matematikes ngujohen hartuesit e tezes

Ashtu si ka ndodhur për provimin e parë të detyrueshëm të maturës, atij të lëtërsisë, ku hartuesit e tezëz janë ngujuar një javë më parë, e njëjta procedurë është ndjekur edhe për provimin e matematikës. Rreth orës 10:00 të mëngjesit të së mërkurës hartuesit e tezës së matematikës kanë hyrë në ambientet e AVA-as për të dalë mëngjesin e datës 15 qershor, pra pas 7 ditësh.
Sipas drejtuesve të ministrisë së Arsimit edhe në këtë provim pritet të marrin pjesë rreth 41 mijë maturantë. Uniformat blu do të qëndrojnë në gatishmëri për mbarëvajtjen e procesit 24 orë, ditë- natë, ndërkohë që në bazë të rregullores së maturës hartuesit e tezës nuk do të kenë asnjës lloj komunikimi, me përjashtim të rasteve emergjente, ku të vetmit persona që do të njoftohen do të jenë ministri i Arsimit dhe zv/ministri.
Ndërkohë kreu i Arsimit Myqerem Tafaj ka deklaruar se edhe për provimin e dytë të maturës shtetërore janë marrë të gjitha masat.
Edlira Sulejmani