E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polonia mbeshtetje Shqiperise per integrimin ne BE

Shqipëria ka marrë mbështetje të rëndësishme për integrimin në Bashkimin Europian. Gjatë një vizite zyrtare në Poloni, shtet që merr dhe presidencën e rradhës së BE-së, kryeparlamentarja Joefina Topalli është informuar për zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Europian.

Në takimin me kryetarin e Parlamentit polak, Grzegorz Schetinau shpreh se Polonia është një ndër vendet që përkrah qartazi dhe haptazi zgjerimin sepse ky është edhe qëllimi i këtij bashkimi. “Zgjerimi i BE do të jetë edhe një ndër temat kryesore gjatë presidencës sonë të BE dhe ne do t’ju mbështesim” tha zoti Schetina.

Në Poloni zonja Topalli është takuar dhe me Bogdan Borusevic, kryetari i Senatit polak. Bashkëbiseduesit folën kryesisht për nxitjen e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›