E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushate me te pastrehet ne Korce. 600 familje ende neper zyra

Në ditët e para të majit Bashkia e Korçës shpërndau rreth 600 njoftime zyrtare për familjet e pastreha si të përzgjedhura për të kaluar në fazën e dytë të aplikimit për të marrë banesa sociale me qera. Ky njoftim që nuk kishte as datë dhe as vulë ngjalli shumë shpresa tek familjet me shumë anëtarë ku ishin edhe të përqëndruar këto njoftime për zgjidhjen e problemit të tyre të strehimit. Por me paraqitjen në zyrat përkatëse të pastrehët nuk mund të kontaktojnë me asnjë zyrtar edhe pas shumë orësh pritje.

Të katër pallatet e reja pritet të strehojnë 131 familjet më në nevojë në listën e 2000 të pastrehëve që ka Korça.

“Komisioni i Strehimit në bashkëpunim me zyrën e strehimit në bashki kanë bërë seleksionimin e të gjitha dosjeve dhe pritet që këto dosjë së shpejti t’i nënshtrohen sistemit të pikëzimit. Ndërtimin e banesave sociale me qera e perjetojnë familje të cilat kanë probleme sociale dhe shëndeti dhe që kanë të ardhura të ulta” thotë Vasillaq Thimo, drejtor i Zyrës së Strehimit.

Ndërsa kërkuesit për strehim dynden çdo ditë në zyrat e bashkisë, prej komisionit të ngritur pranë saj deklarohet se plotësimi i dokumentave fillon nga fundi i qershorit. Është kjo arsyeja që mes të pastrehëve zarfat e shpërndarë në ditë e para të majit komentohen si një premtim elektoral.

Jorgjeta Gjanci    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›