Proteste kunder tjetersimit te shkolles Servete Maci
Shkolla 9-vjeçare “Servete Maçi” duke filluar nga viti i ardhshëm, do të jetë shkollë e mesme. Ky ka qenë vendimi i Drejtorisë Arsimore Tiranë, i cili ka indinjuar prindërit e nxënësve të kësaj shkolle të cilët kanë protestuar ndërkohë që kanë përgatitur një ankesë, drejtuar Ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj.
Në këtë shkresë, ata shprehin rezervat e tyre ndaj këtij vendimi absurd dhe procedurave që janë ndjekur, që fëmijët e tyre të sistemohen në shkollat e tjera të Tiranës. Sipas burimeve pranë Drejtorisë Arsimore Tiranë, shkolla “Servete Maçi”, do t’ju shërbejë nxënsve të shkollës së mesme “Sami Frashëri”, kjo për arsyen se ky gjimnaz është i mbingarkuar dhe mësimi aty zhvillohet me orë të zgjatura.
Ndërsa nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Servete Maçi” do të shpërndahen në shkolla të tjera, ata që i përkasin profilit të muzikës do të sistemohen për të ndjekur vitet e ardhshme shkollore, pranë liceut artistik në Tiranë. I pyetur rreth këtij vendimi, kreu i arsimit Myqerem Tafaj u shpreh:
“Drejtoria Arsimore e Tiranës planifikon mjediset, por nuk mund të mbyllet asnjë shkollë. Ne vetëm hapim shkolla”-tha Tafaj.
Ditën e enjte, prindërit e nxënësve të shkollës “Servete Maçi”, arsimtarë të saj, pritet të zhvillojnë një tjetër protestë.
Edlira Sulejmani