Shalsi: Ultimatumi i Berishës, turp për taksat
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi e ka quajtur si të turpshëm ultimatumin e kryeministrit Berisha nga Lushnja ndaj pushtetit vendor. Në një deklaratë për shtyp, Shalsi ka theksuar se Bashkia e Tiranës vepron në bazë të ligjeve dhe ka nënvizuar se nuk është pushteti lokal që ka rritur taksat e biznesit të vogël.
Ultimatumi i Berishës është i turpshëm sepse ka Kushtetutë të qeverisjes vendore që ndalon kryeministrin tu japë ultimatume të zgjedhurve nga populli. Taksat për biznesin e vogël i ka rritur Berisha, pasi taksa e tatimit mbi fitimin i trajton ato si biznese të mëdha. Me 28 qershor ky njeri duhet të shkarkohet nga detyra me votë popullore, ka pohuar Shalsi.