E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Pas NATO, më shumë trupa shqiptare në Afganistan

Me hyrjen në NATO, Shqipëria do të shtojë prezencën e saj ushtarake në Afganistan, në kuadër të misioneve të paqes. Kjo deklaratë është bërë nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Bamir Topi në repartin ushtarak të ndërhyrjes së shpejtë në Zallher, i cili u shpreh i sigurt se ushtria shqiptare është e aftë të përballet me sfidat që i dalin përpara. Për të ardhur në këtë ditë të madhe na është dashur një rrugë relativisht e gjatë, një rrugë besimi nga partnerët tanë, por në të njëjtën kohë një rrugë ndërmarrjesh të fuqishme të reformave politike, të reformave legjislative, të reformave në ekonomi, të reformave institucionale dhe të reformave në Forcat e Armatosura. Ushtria jonë, Forcat tona të Armatosura, sot konsiderohen profesioniste, ato reformohen vazhdimisht dhe unë jam I bindur që krahas partnerëve tanë kjo asistencë do ta bëjë ushtrinë tonë, Forcat tona të Armatosura që të jenë ushtri elitare, u shpreh kreu i shtetit. Në këtë vizitë, presidenti shoqërohej nga shefi i shtabit të Ushtrisë, Maksim Malaj. Pjesë e aktivitetit ishte edhe një bisedë telefonike me komandantin e trupa shqiptare në Afganistan. Presidenti Topi bisedoi me komandantin e njësisë paqeruajtëse, Major Ferdinand Ziu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›