E Diel, 1 Nëntor 2026

Shamku: Arsimi i kërcënuar, asnjë masë sigurie

Kryetarja e Komisionit të Edukimit në PS, Ledi Shamku deklaroi se në shkolla ka një mungesë të plotë sigurie. Shamku morri shkas nga tragjedia e ndodhur para disa ditësh një adoleshent nga Lezha u plagos me armë brenda ambienteve të shkollës. Kur kemi thënë se lajmet nga arsimi janë shpesh si buletin lufte, nuk kemi ekzagjeruar aspak, tha Shamku. Jam këtu sot edhe si nënë që përcjell çdo mëngjes vajzën adoleshente në shkollën publike larg syve të shtetit. Jam këtu si një ata nga qindra mijëra prindër të cilët kjo qeveri, pasi i detyroi ta paguajnë vetë rojën e godinës së shkollës, u ktheu kurrizin duke i lënë thuajse në dorë të fatit, u shpreh Shamku, duke shtuar se kam të njëjtën revoltë me çdo prind, që u ndje i fyer kur pa Zv/Ministrin e Arsimit që edhe kësaj radhe belbëzoi ca fjalë të zbehta duke kërkuar të merreshin masa. Shamku i ka cilësuar funksionarët e MASH-it si buburrecë zyrash, pa lidhje as me mësuesit, as me prindërit. Nëse do ti kishin dëgjuar qoftë edhe një ditë të vetme mësues e prindër, do të kishin mësuar se ata thonë prej kohësh që ky sistem i kalbur arsimor e ka humbur lidhjen me edukimin e i është larguar vlerave qytetare, kujdesit ndaj adoleshentëve, vëmendjes së veçantë ndaj fëmijëve që kanë probleme në familje apo në shoqëri, tha Shamku.  Sipas saj, jemi të gjithë peng i një politike antiqytetare, që nuk garanton siguri e për të cilën jeta ka fare pak vlerë. Kjo gjendje do të marrë fund, deklaroi Shamku. Ajo tha se politikanët, mësuesit dhe familjet nuk do të jenë më me kurriz nga njëri-tjetri. Para së gjithash jemi prindër, dhe kemi zgjedhur ti rrisim fëmijët tanë në këtë hise të diellit që quhet Shqipëri, u shpreh Shamku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›