E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi replika me Bumçin e Nokën: Berisha, hap kutitë

Deputeti i PS-së, Eduart Shalsi ka replikuar me deputetët e PD-së, Aldo Bumçin e Flamur Nokën, të cilën e kanë cilësuar bojkotin e opozitës për interesa personale të Edi Ramës.
"Ligji sanksionon 29 nëntorin si datë të çlirimit por Sali Berisha është një punist që siç hyri kundravajtje në Partinë Demokratike ashtu është në kundravajtje dhe sot teksa nxjerr flamurët e lulet e tij për të ndotur shtëpitë e shqiptarëve me baltë shpifjesh në ditë feste"- tha Shalsi.
Ai i ka bërë thirrje Berishës të hapë kutitë, duke i kujtuar se aty mbahet fshehur krimi.
"Atë krim që mban fshehur aty kundër kushtetutës e ligjit nuk e mbulon dot me malin e shpifjeve që papagajtë thonë kur i nxjerr para shtypit, as kur kukullat e shtëpisë tënde përsërisin shpifjet para kamerave. Kutitë Sali Berisha, hap kutitë ose ik bashkë me to"- tha ai.
Më herët, deputeti i Kukësit, Noka deklaroi se kreu socialist ka 'dhunuar bashkëshorten e tij' dhe më pas i ka bërë thirrje socialistëve të kthehen në Kuvend.
Ndërkohë që Bumçi, gjatë një tjetër daljeje për mediat tha se ' bojkoti i opozitës është në interes të klanit të tokave' dhe i ka bërë thirrje Ramës të çlirohet nga kapja e mafies, të respektojë PE-në dhe të lejojë deputetet të kthehen në parlament.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›