Shalsi u përgjigjet akuzave të Olldashit për projektin e Unazës së Madhe
Projekti për Unazën e Madhe ka hapur debat mes Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës. Pas deklaratave të kreut të Qeverisë, ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldalli, siguroi se qeveria është e gatshme të shpronësojë dhe realizojë projektin e Unazës së Madhe. I menjëhershëm ka qenë reagimi i nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi, i cili i ka quajtur lajthitje të qeveritarëve. Sipas tij, projekti për Unazën e Madhe është gati dhe është marrë miratimi paraprak i Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim, BERZH–i. “Bashkia e Tiranës kërkon që nga prilli i vitit 2008 qeveria të bëjë shpronësimet që janë detyrë ligjore e saj, sepse kemi gati projektin e Unazës së Madhe dhe kemi miratimin paraprak të Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim, BERZH-it, – pra nuk na mungojnë paratë për ta realizuar projektin e saj siç thotë ky zotëria që s’di se ç’flet”, - deklaroi Shalsi. Projekti duhet të përfundojë brenda vitit 2011, ku të kenë mbaruar punimet në të gjithë shtrirjen e projektit.
8 Janar 2009