E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpallen kandidatët fitues që përfitojnë nga Fondi i Ekselencës



Tiranë - Shpallen e kandidatët fitues që do të përfitojnë nga Fondi i Ekselencës për vitin akademik 2008-2009. Pas shqyrtimit të dosjeve nga një komision i posaçëm i ngritur në Ministrinë e Arsimit, kreu i këtij dikasteri ka urdhëruar renditjen e fituesve sipas fushave të përcaktuara. Bursat për studentët që ndjekin studimet e doktoratës jepen vetëm për masën e kërkuar për vitin e parë të studimeve. Studentët, të cilët ndërpresin studimet për më shumë se një vit (akademik), përveç rasteve kur paraqesin raport mjekësor, humbin të drejtën e përfitimit të mëtejshëm të bursës së studimit. Studentët, të cilët nuk i japin të gjitha provimet apo e përfundojnë vitin me notë mesatare më të ulët se nota 9 (të ekuivalentuar, sipas vlerësimit të shtetit përkatës, ku studiojnë) apo marrin ndonjë notë më të ulët se nota 8, nuk përfitojnë bursë në vitin pasardhës. Studentët dhe shkencëtarët e rinj, që kanë përfituar bursë sipas këtij vendimi, kur, pas përfundimit të studimeve refuzojnë të punojnë në Shqipëri, sipas kushteve të përcaktuara në kontratën e lidhur, detyrohen të kthejnë shumën e marrë në formë burse. Kurse pagesa për të gjithë kandidatët që përfitojnë nga Fondi i Ekselencës do të bëhet në llogaritë e tyre bankare, të paraqitura në kontratën që ata do të lidhin me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në përputhje me Udhëzimin nr. 17, datë 17.07.2007 “Për përcaktimin e kritereve, masës dhe procedurave për përfituesit nga fondi i ekselencës për studentët e shkencëtarët e rinj, të shkëlqyer”.

Box
Përfitimet nga Fondi i Ekselencës
Studentët dhe shkencëtarët e rinj, të shkëlqyer, mund të përfitojnë nga Fondi i Ekselencës të akorduar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës:
Bursa të posaçme, për studentë, që kryejnë studimet e doktoratës jashtë vendit
Bursa të posaçme, për shkencëtarë të rinj, për studimet e postdoktoratës, jashtë vendit
Çmime për studentë, fitues në konkurse dhe olimpiada ndërkombëtare
Botime shkencore me nivel të lartë shkencor

Kandidatët fitues sipas fushave
Kandidatët që përfitojnë nga Fondi i Ekselencës, për studimet e doktoratës dhe postdoktoratës, janë si më poshtë:

Për studimet e doktoratës në fushën e Shkencave Shoqërore:
Igli TOTOZANI
Denis ILIA
Blendi KAJSIU
Arnisa GOREZI
Ledina MANDIA
Anita SHAQIRI
Alment MUHO
Pleurat REXHEPI

Për studimet e doktoratës në fushën e Shkencave të Aplikuara:
Devid BELALLA
Saimir HETA
Mihal BRUMBULLI
Fisnik KRAJA
Tana SHTYLLA
Ani MBRICA
Ada GOGU
Admir MALAJ

Për studimet e postdoktoratës:
Xhelil KOLECI
Alban IBRALIU

8 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›