Shamitë myslimane "përplasen" te Kushtetuta
Ferexhetë dhe mjekrat, simbole të besimit islam, që pengojnë besimtarët myslimanë të frekuentojnë shkollat publike në Shqipëri, janë "përplasur" për zgjidhje te Kushtetuta e vendit.
Grupi shqiptar për të drejtat e njeriut dhe disa shoqata myslimane kanë kërkuar pranimin në shkollat publike të besimtareve të fesë islame të veshura me ferexhe, apo besimtarëve me mjekra. Ata kanë firmosur një deklaratë, në të cilën kërkohet "garantimi i respektimit të së drejtës së besimit fetar nga ana e institucioneve të shtetit shqiptar". Përfaqësuesit e 23 shoqatave myslimane dhe atyre të shoqërisë civile i janë drejtuar edhe Presidentit të Republikës, Bamir Topi, si garantuesi i Kushtetutës, "që të sigurojë respektimin e aktit më të rëndësishëm në hierarkinë e legjislacionit, që detyron respektimin e së drejtës së besimit fetar". Me të njëjtën thirrje ata i janë drejtuar edhe Kryetares së Kuvendit, si dhe Kryeministrit, që si përgjegjës të administratës shtetërore ta vlerësojnë me seriozitet këtë shqetësim, për të mos lejuar në të ardhmen aplikimin e masave që cenojnë të drejtën e besimit në Shqipëri.
Sipas përfaqësuesve të këtyre shoqatave, prania e besimtarëve të çfarëdolloj feje nuk mund të ushtrojë asnjë ndikim në karakterin laik të shkollës së konsoliduar me kohë në vendin tonë dhe nuk mund të jetë rrezik real për tronditjen e tij.
Përfaqësuesit e këtyre shoqatave fajësojnë drejtuesit e Ministrisë së Arsimit për moslejimin e besimtareve myslimane me shami në shkollat publike. "Duket krejt absurde, thonë ata në deklaratë, që rregulloret e një shkolle, këshilli akademik i ndonjë universiteti, apo drejtoria arsimore të kenë fuqi mbi ligjin themelor të shtetit". Për ta, situatën e ka rënduar edhe më tepër reagimi zyrtar i MASH-it, që deklaroi se "vajzat e mbuluara me shami apo me simbole të tjera fetare nuk duhet të lejohen në shkolla dhe se shkolla është laike e të gjithë nxënësit aty duhet të jenë të barabartë, pavarësisht bindjeve apo besimeve fetare".
Kuadri ligjor
E drejta për arsim, e përcaktuar në ligjin në fuqi nr.9741, datë 21.05.2007 "Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë", në nenin 3, pika 5, saktëson faktin se "Arsimi i lartë publik është laik". Po kështu, në ligjin nr.7952, datë 21.06.1995 për sistemin arsimor parauniversitar në nenin 5 specifikohet se "Ministria e Arsimit dhe e Shkencës përgjigjet për realizimin e politikës shtetërore të arsimimit laik, të miratuar nga Këshilli i Ministrave". Ndërsa në nenin 7 sanksionohet se arsimi parauniversitar publik ka karakter laik. Në pikën në vijim saktësohet në mënyrë të hapur se "në institucionet arsimore publike ndalohet indoktrinimi ideologjik e fetar".
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e organizatave që kërkojnë garantimin e respektimit të së drejtës së besimit fetar në Shqipëri, i referohen nenit 24 të Kushtetutës, pika 2, i cili thotë se "secili është i lirë të zgjedhë ose të ndryshojë fenë ose bindjet, si dhe t‘i shfaqë ato individualisht ose kolektivisht, në publik ose në jetën private, nëpërmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes së riteve".
Aktualisht, në vendin tonë funksionojnë një sërë shkollash fetare anekënd vendit, mes tyre edhe shumë shkolla të besimit islam. Por ndërsa në shkollat publike me rregullore të brendshme nuk pranohen nxënës me simbole fetare, edhe në shkollat fetare myslimane është rregull që nuk pranohen nxënës pa simbolet fetare të këtij besimi.
Incidentet
Gjatë këtyre viteve të fundit, nuk kanë munguar rastet kur nxënëse me ferexhe nuk janë pranuar të ndjekin mësimin në shkollat publike. Përpara nëntë vitesh, dy nxënëse të shkollës së mesme të gjuhëve të huaja u përjashtuan nga shkolla. Po kështu, motrat Gentiana dhe Marsela Hasani nuk u lejuan të studiojnë në shkollën publike për të njëjtën arsye disa muaj më parë. Nxënëset Florida Kola dhe Artenisa Neziri nga qyteti i Burrelit janë përjashtuar nga shkolla për shkak të veshjes së tyre me shami. Një debat i gjerë u hap edhe në Universitetin e Durrësit, ku u përjashtuan nga shkolla një studente dhe një student për shkak të mbajtjes së shamisë dhe të mjekrës. Pas shumë presioneve, ata u lejuan që të ndjekin studimet në këtë universitet.
Pro
Organizatat: Kushtetuta garanton besimin
Përfaqësuesit e organizatave që kërkojnë garantimin e respektimit të së drejtës së besimit fetar në Shqipëri, i referohen nenit 24 të Kushtetutës, pika 2, i cili thotë se "secili është i lirë të zgjedhë ose të ndryshojë fenë apo bindjet, si dhe t‘i shfaqë ato individualisht ose kolektivisht, në publik ose në jetën private, nëpërmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes së riteve".
Aktualisht, në vendin tonë funksionojnë një sërë shkollash fetare anekënd vendit, mes tyre edhe shumë shkolla të besimit islam.
Kundër
Ligji: Shkollat publike janë laike
Ligji në fuqi nr.9741, datë 21.05.2007 "Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë", në nenin 3, pika 5, saktësohet fakti se "Arsimi i lartë publik është laik". Po kështu, në ligjin nr.7952, datë 21.06.1995 për sistemin arsimor parauniversitar, në nenin 5, specifikohet se "Ministria e Arsimit dhe e Shkencës përgjigjet për realizimin e politikës shtetërore të arsimimit laik, të miratuar nga Këshilli i Ministrave". Ndërsa në nenin 7 sanksionohet se arsimi parauniversitar publik ka karakter laik. Më tej thuhet se "në institucionet arsimore publike ndalohet indoktrinimi ideologjik e fetar".