Kanceri i gjirit, kush rrezikon më shumë
Sëmundja e kancerit të gjirit, që në vendin tonë prek më shumë se 400 femra në një vit, sipas mjekëve mund të mposhtet. Por kjo, vetëm në rastet kur diagnostikohet në kohë, në fazat e saj të hershme. Pikërisht për këtë arsye ka nisur edhe një fushatë e gjerë sensibilizimi për të gjitha gratë dhe vajzat, si dhe për rëndësinë që kanë ekzaminimet e herëpashershme në mjekët specialistë.
Faktorët e riskut
Mjekja onkologe-kirurge, Adelina Mazreku, tregon edhe faktorët e riskut, që ndikojnë drejtpërsëdrejti në shfaqjen e kësaj sëmundje. Sipas saj, një ndër faktorët është ai që lidhet me veçoritë e jetës riprodhuese. "Janë më të rrezikuara femrat që martohen në moshë të madhe dhe lindin fëmijë pas moshës 35-vjeç ose nuk lindin fare. Sikundër janë më të mbrojtura ato që martohen herët, lindin herët dhe i ushqejnë fëmijët me gji", shprehet Mazreku. Mes të tjerash, ajo rendit edhe veçoritë hormonale, nga të cilat më të rrezikuara konsiderohen femrat, cikli menstrual i të cilave nis para moshës 12 vjeç dhe përfundon pas moshës 50-55 vjeç. Mes faktorëve të riskut, mjekja onkologe-kirurge rendit edhe trashëgiminë. Sipas saj, paraqesin rrezik më të madh për të shfaqur këtë sëmundje ato femra, nënat e të cilave motrat, tezet apo të afërm të tjerë të familjes së tyre janë prekur nga kjo sëmundje më parë. Ndërkohë që, ajo përmend edhe rrezikun nga rrezatimet, si nga radiografitë e shpeshta apo nga puna me aparatura që lëshojnë rrezatim. Si faktorë të tjerë që ndikojnë në shfaqjen e kancerit të gjirit te femrat, ajo përmend edhe duhanpirjen, përdorimin e alkoolit, jetën sedentare, madje edhe obezitetin, apo deri ngjyrosjen e flokëve. Mjekja Adelina Mazreku pohon se mënyra më e mirë për t‘i paraprirë rrezikut që manifeston kjo sëmundje për shëndetin e femrave, është kontrolli i herëpashershëm mjekësor. Ajo vë në dukje faktin se mamografia është mjeti më i vlefshëm për të identifikuar një kancer të hershëm. Ndërsa, thekson se femrat pas moshës 40 vjeç duhet patjetër që të kryejnë kontrollin e mamografisë. Lidhur me moshën se kur duhet të nisë ky ekzaminim, mjekja Mazreku shton se për moshat e reja 20-25 vjeç nuk rekomandohet mamografia, por kontrollet në mjekët specialistë, si dhe EKO-t e gjirit. Megjithatë, në disa vende thotë ajo mamografia kryhet që në moshat 35-vjeçare.
Aktiviteti
Paraditen e sotme, në sheshin "Nënë Tereza" do të organizohet veprimtaria "të ecim së bashku" për një ndërgjegjësim më të madh lidhur me këtë sëmundje, nën moton "kanceri i gjirit-zbulimi i hershëm, mbrojtja më e mirë". Ecja masive do të paraprihet nga një tubim i shkurtër në sheshin "Nënë Tereza", ku do të shpërndahen materiale informuese e promovuese për mënyrat e zbulimit të hershëm të këtij tumori. Kjo veprimtari mundësohet nga Ambasada Amerikane në Tiranë dhe Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, ISHP-në dhe Bashkinë e Tiranës.