E Diel, 1 Nëntor 2026

Konferenca e Kryetareve nuk vendos per komisionin Patozi i kthen pergjigje Rucit



Kryetaret e tri grupeve parlamentare u mblodhen dje ne Kryesine e Kuvendit nen drejtimin e kryetares Jozefina Topalli dhe per rreth nje ore diskutimesh miratuan programin dhe kalendarin e punimeve te Kuvendit por nuk vendosen ngritjen e komisionit hetimor parlamentar per zgjedhjet e 28 qershorit. Mbledhja e Konferences se Kryetareve eshte zhvilluar me dyer te mbyllura dhe pas takimit tre kreret e grupeve Astrit Patozi i PD-se Gramoz Ruci i PS-se dhe Lefter Koka i LSI-se nuk dhane asnje detaj per mediat. Nderkohe qe burimet bene te ditur se kryetari i PS-se Ruci ka kerkuar qe ne seancen e pare te Kuvendit te miratohet ngritja e komisionit per hetimin e zgjedhjeve por kjo kerkese eshte rrezuar nga perfaqesuesit e tjere te maxhorances. Kjo per faktin se PS-ja nuk ka depozituar ne Kuvend asnje kerkese per ngritjen e komisionit. Kjo kerkese ashtu sikurse parashikohet edhe ne Rregulloren e Kuvendit duhet te firmoset nga 35 deputete ne menyre qe te futet ne kalendarin e punimeve te Kuvendit. Por gjate dites se djeshme ka pasur nje tjeter zhvillim persa i perket zgjidhjes se ngercit politik. Burimet nga maxhoranca kane bere te ditur se kryetari i Grupit Parlamentar te Partise Demokratike Astrit Patozi i ka paraqitur kryetarit te Grupit Parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci qendrimin zyrtar te PD-se per hetimin e zgjedhjeve.
Qendrimi
Burimet kane bere te ditur se Patozi nuk ka bere gje tjeter vecse i ka derguar Rucit pergjigje per dy propozimet qe ka bere kohe me pare kjo parti. Pak dite me pare vete kreu i Grupit Parlamentar te PS-se Gramoz Ruci deklaroi se i ka derguar dy propozime Partise Demokratike per te cilat ende nuk ka marre pergjigje. Sipas burimeve i gjithe procesi i diskutimeve mes paleve ka mbetur peng se cili nga institucionet do ti kerkoje opinion Komisionit te Venecias. Kjo per faktin se demokratet kerkojne qe PS-ja ti drejtohet fillimisht Gjykates Kushtetuese dhe kjo e fundit ti drejtohet Komisionit te Venecias qe eshte organ keshillimor i Keshillit te Europes. Por kjo eshte nje procedure me e gjate dhe qe mund te sjelle edhe nje refuzim te Komisionit te Venecias per te kthyer pergjigje per hapjen ose jo te kutive te votimit. Kjo per faktin se Shqiperia ka nje Gjykate Kushtetuese e cila mund te jape shume mire opinion ne lidhje me ligjet shqiptare. Nderkaq socialistet kane propozuar me kohe qe te ngrihet komisioni hetimor te nise hetimin e provave qe disponojne socialistet per manipulimin e zgjedhjeve te hetoje kutite me materialet zgjedhore nderkohe kryetarja e Kuvendit ti dergoje kerkese Komisionit te Venecias per hapjen ose jo te kutive te votimit. Nje kerkese nga kryetarja e Kuvendit do te sillte nje reagim te shpejte nga Komisioni i Venecias nderkohe qe komisioni hetimor do te ishte ne proces hetimi. Nje tjeter institucion qe ka tagrin ligjor ti drejtohet Komisionit te Venecias eshte dhe Presidenti i Republikes por ky institucion nuk eshte i perfshire ne procesin elektoral.
Kalendari
Gjate mbledhjes se djeshme te Konferences se Kryetareve eshte shqyrtuar kalendari trejavor i punimeve te Kuvendit per periudhen 6 shtator-23 shtator 2010 si dhe programi i punes per periudhen 6 shtator - 4 nentor 2010. Kalendari trejavor dhe programi i punes do ti kalohen per miratim seances plenare te dites se hene qe do te cele punimet ne oren 1200. Mesohet se ne kalendarin e punimeve jane perfshire 12 ligje te bartura pra te pamiratuara gjate sesionit te kaluar mes te cilave disa projektligje qe kerkojne 3/5-at si dhe projektligjin e debatueshem per Sherbimin Informativ Shteteror. Socialistet kane kerkuar qe ky projektligj te hiqet nga kalendari trejavor por demokratet e kane perfshire duke dhene siguri se prania e tij eshte vetem ceshtje procedurale dhe se ai nuk do te hidhet ne votim. Kete here me sa duket do te pritet perfundimi i konsultimeve me NATO-n sic ka kerkuar edhe Levizja Socialiste per Integrim aleatja kryesore e demokrateve si dhe te pakten tre deputetet demokrate qe rrezuan ne Komisionin e Sigurise nje amendament qe fokusohej vetem te percaktimi i mandatit te shefit te sherbimit sekret.

3 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›