E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhacka PS-ja eshte e gatshme te paraqese akuzat ne gjykate per rastin Vokshi



Partia Socialiste u permbahet akuzave qe ka publikuar mbi deputeten demokrate Albana Vokshi dhe eshte e gatshme te perballet edhe me gjykaten. Deputetja Olta Xhacka ka reaguar dje pas deklarates se presidentit te kompanise Stream Oil i cili mbrojti bashkeshortin e Vokshit Arian Tartarin duke deklaruar se do te ngreje padi per deputetet e PS-se. Sipas opozites ne periudhen kur kompania Stream Oil ne te cilen Arian Tartari eshte aksioner nenshkroi marreveshjen me kompanine Albpetrol per marrjen me koncesion te kater nga gjashte vendburimet e naftes Vokshi ishte anetare e Keshillit Mbikeqyres te Albpetrolit. Keshtu sipas PS-se Vokshi favorizoi partnerin e saj ne dhenien e kontrates koncesionare per 4 vendburimet e naftes dhe te gazit.
Deklarata
I lutemi zoterise qe doli ne konference per te mbrojtur bashkeshortin e Albana Vokshit qe ta mbaje fjalen dhe ta coje realisht ceshtjen e ngritur prej nesh ne nje gjykate nderkombetare. Jemi gati ti provojme gjykates nderkombetare ate qe gjykatat e Prokuroria ne Shqiperi mbase nuk duan ta shohin konfliktin flagrant te interesit ne dhenien e koncesionit ne fjale nga qeveria per oborrin e familjes ne pushtet si edhe procedurat absolutisht jashte cdo standardi nderkombetar te dhenies se ketij koncesioni - u shpreh Xhacka.
Korrupsioni
Te akuzuarit per korrupsion ngrene pretendime se opozita po sulmon bizneset dhe se po terheq investitoret e huaj. Ne keto kushte deputetja Xhacka e ka sqaruar presidentin e kompanise Stream Oil se opozita nuk sulmon as biznesin dhe as biznesmenet po qeverine qe ben biznes me interesat publike ne dem te vendit e ne shkelje te ligjit. Zoteria nuk mbrojti biznesin po foli per aktivitetin e kompanise se tij ne Kanada e gjetke nderkohe qe ne nuk merremi fare me cfare ben kjo kompani ne Kanada apo gjetke ku ste le kush te besh pislleqet qe behen me duart e qeverise ne Shqiperi - u shpreh Xhacka duke shtuar Ne merremi pikerisht me duart e pista te kesaj qeverie dhe zoterine e ftojme te kuptoje se Shqiperia nuk eshte shesh per te bere pershesh ne emer te biznesit apo te investimeve te huaja te cilat i presim krahehapur po jo symbyllur e gojekycur aq me teper ne kete rast kur behet fjale per nje investim qe rrjedh prej nje koncesioni ne thyerje te ligjit e ne shkelje flagrante te interesit publik.

3 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›