Mbrojtja: PS ka shkelur ligjin per dokumentet Qamil Xhani
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar dje per opinion publik shifrat, me te cilat jane shitur disa prej armatimeve. Duke iu pergjigjur deklaratave te deputetit te PS-se, Erjon Brace, i cili ka folur per favorizim dhe shitje te paligjshme, zedhenesja e Ministrise se Mbrojtjes, Lorisa Ylli, u shpreh se shifrat e servirura nga PS-ja jane mashtrime. Ajo ka sqaruar dhe cmimet e shitjes se lendes plasese tritol (TNT), duke theksuar se eshte shitur per kompanite e huaja me cmime me te larta "Per sa i perket favorizimit te supozuar te kompanise UNIMESKO, sqarojme se ajo e ka blere jo me 400 dollare per ton, por me 509 dollare per ton. Sasia e TNT-se qe ka blere UNIMESKO ne vitin 2011, eshte 750 tone. Arketimi financiar i Ministrise se Mbrojtjes eshte 381.900 dollare. Zoti Brace, mund ta beje vete llogarine dhe t'ia tregoje opinionit publik se ku qendron favorizimi i UNIMESKO ne kete rast", - u shpreh Ylli. Ndersa shtoi se MDI, ndermarrjes shteterore te shtetit mik te Malit te Zi, i eshte shitur TNT me 400 dollare per ton, per shkak te koniunktures se tregut. Lidhur me shitjen e mortajave, sipas Braces, me nje cmim me te lire sesa eshte ne treg, Ylli u shpreh se nga shitja qe kane bere institucionet shqiptare jane fituar 35 dollare per cope. "Per sa i perket shitjes se mortajave, ku dhe behet mashtrimi me i madh: Se pari, MDI nuk ka marre mortaja, 82mm dhe 120mm, sic pretendon zoti Brace. Keshtu qe, favorizimi i supozuar nuk ekziston. MDI ka marre mortaja 60mm, 100 cope, ne vitin 2010. Cmimi baze i percaktuar i ketyre mortajave ka qene 145 dollare per cope. MEIKO ka arritur t'ia shese me 180 dollare per cope. Pra, shteti shqiptar ka arketuar 35 dollare per cope, mbi cmimin baze te shitjes", - u shpreh ajo. Duke cituar deputetin Brace, qe deklaron se kompania "AR Global", Ylli shtoi se "shitja per AR Global eshte bere me 200 dollare per cope, pra 20 dollare mbi cmimin baze te shitjes". Zedhenesja e Ministrise u shpreh se nuk ka asnje favorizim per kete kompani, pasi ajo i ka marre materialet me 35 dollare mbi cmimin baze te shitjes. "Por edhe sikur te konsiderojme logjiken manipulative te z. Brace, diferenca e vleres per favorizimin e supozuar, eshte 2000 dollare. Ku jane qindra milione dollaret e deklaruar nga zoti Brace? Ky eshte nje mashtrim i madh, per te cilin ai duhet te pergjigjet publikisht!", - u shpreh Ylli. Lidhur me dokumentet e publikuara nga Partia Socialiste, Ylli u shpreh se kjo ceshtje do te zgjidhet ne rruge ligjore. "PS, pavaresisht se e kapur ne gafa te renda dhe shkelje flagrante te ligjeve te shtetit shqiptar, vijon serialin e shpifjeve dhe sulmeve kunder Ministrise se Mbrojtjes. Kjo ceshtje eshte orientuar ne rruge ligjore dhe padyshim qe shkelesit do te mbajne pergjegjesi para ligjit. Ne respekt te opinionit publik, deshirojme te sqarojme pavertetesine e spekulimeve dhe manipulimeve te bera nga deputeti Brace ne lidhje me cmimet e shitjes se disa artikujve ushtarake", - u shpreh zedhenesja e Ministrise se Mbrojtjes.
"Pergjimet, Rama pranoi se nuk ka prova"
Zedhenesja e Ministrise se Mbrojtjes ka sjelle ne vemendje dhe deklaraten e bere nga kreu i PS-se ne lidhje me pergjigjet. Sipas saj, kreu i PS-se tregoi se fushata ndaj Ministrise se Mbrojtjes eshte e organizuar per te nxire imazhin e institucionit. "Rama deklaroi dje se nuk kane prova per pergjimet e supozuara te SHIU-t, por se kane te gjithe informacionin e nevojshem dhe burime te besueshme. Kjo tregon se ajo qe po ben Partia Socialiste eshte nje fushate e organizuar ne menyre te qellimshme per te nxire imazhin e nje institucioni qe perfaqeson me nder dinjitetin kombetar", - tha ajo. Ylli shtoi se "kjo eshte pra arsyeja se perse Partia Socialiste nuk e do komisionin hetimor parlamentar. Interesi i tyre eshte te shpifin e genjejne me shpresen se dicka do te mbetet".