Shamku: Mësuesit me kontratë 4 muaj pa rroga
Deputetja e Partisë Socialiste Ledi Shamku në një komunikim me median i ka kujtuar Berishës se ka përmbytur në fatkeqësi jo vetëm familjet e shkodranëve por edhe të mësuesve me kontratë të cilat kanë katër muaj pa paga. “Pas një muaji po denoncojmë sërish Sali Berishën, i cili vijon të mos u japë rrogat gjithë mësuesve me kontratë. Dhe nuk flitet këtu për gjysmë, një apo dy rroga, në fakt tash po bëhen thuajse 4 muaj që gjithë kjo shtresë mësuesish nuk merr rrogë, pra i mohohet djersa dhe gjaku i tyre. Kështu, ka thuajse 4 muaj që gjithë këta burra e gra janë futur në kontigjentin e atyre që luftojnë për të mbijetuar”, theksoi ajo.