E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shamku: Ministria të marrë parasysh kërkesat e studentëve

Kryetarja e Komisionit të Edukimit ne Asamblene Kombëtare pranë PS-së, Ledi Shamku ka reaguar për diplomat e studentëve të mësuesisë duke deklaruar se brezi i parë i të diplomuarve në mësuesi gjendet pa rrugëdalje. "Aplikimi i deformuar i Kartës së Bolonjës po godet perspektivat për mësuesi cilësore në Shqipëri dhe po e shkallmon më tej këtë profesion tashmë në braktisje", u shpreh ajo. Sipas standardeve të parashkruara nga Karta e Bolonjës çdo student që pas katër vitesh shkollimi diplomohet mësues, e ka patjetër rrugën hapur të vijojë më tej studimet në shkallët master e doktoraturë. Megjithatë, sipas Shamkut është rregullorja e hartuar nga ministria e Arsimit ku thuhet se një sapodiplomuar për mësuesi të ndjekë çdo lloj "specializimi", me përjashtim të degës ku ka studiuar që i pengon ata. "Pra karriera e tij profesionale, por edhe ëndrra e të gjithë atyre që duan të bëhen mësues, shuhet se kështu do MASH-i", u shpreh Shamku. Kryetarja e Komisionit të Edukimit ne Asamblene Kombëtare ka theksuar se "Nëse Ministria do vijojë ta injorojë problemin, pas 4 muajsh, brezi i parë i të diplomuarve në mësuesi, do gjendet edhe ai pa rrugëdalje. Ndaj sot, i kërkojmë MASH-it të marrë parasysh kërkesën legjitime të universiteteve, e të mos mbajë kështu peng aspiratat e brezit të ri".

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›