A/H1N1, 121 numri i të prekurve. MSH: 2-3 raste të reja në ditë
TIRANE- Shtohen cdo ditë rastet me virusin e gripit të derrave. Gjatë një komunikimi me mediat, drejtori i poltikave shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë Pëllumb Pipero konfirmoi 25 raste të reja me virusin A/H1N1 të cilat e cojnë në 121 numrin e përgjithshëm të të prekurve ngakjo pandemi. Sipas Piperos tashmë situata pandemike është e qartë dhe ministria do të vijojë monitorimin e rreptë të përhapjes së virusit, duke u përqëndruar tek raset e rënda apo ato me komplikacione.
“Numri i rasteve të konfirmuara është 121. Ky numër do rritet dita ditës me 2-3 raste të reja por dhe më shumë. Aktualisht është vetëm një rast i rëndë. Situata epidemiologjike është e qartë” theksoi Pipero.
Sipas drejtorit të politikave shëndetësore, deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar në shkollat e vendit dhe për këtë arsye nuk do të ketë asnjë masë për mbylljen e tyre.
Sipas drejtuesve të Ministrisë së Shëndetësisë, situata po monitorohet me rreptësi nga instancat përgjegjëse.
Në Maqedoni janë mbi 400 të prekur nga virusi A/H1N1, ndërsa në Kosovë numri i tyre është 50 dhe regjistrohet edhe një i vdekur.
(e.n/News24/BalkanWeb)