E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjakovë, AKR-LDD protestë për manipulim të zgjedhjeve

GJAKOVE- Pas shpalljes së rezultateve për kryetarin e komunës së Gjakovës, koalicioni AKR-LDD organizoi sot një protestë përmes së cilës kanë shprehur indinjatë ndaj, siç kanë thënë, keqpërdorimit të votave të qytetarëve dhe dëmtimin e procesit zgjedhor.

Në shenjë pakënaqësie me rezultatin e arritur në zgjedhjet e 15 nëntorit, kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës Mimoza Kusari –Lila nga koalicioni AKR – LDD ka organizuar sot protestë në qendër të Qytetit. Sipas saj në disa vendvotime ka pasur manipulime dhe vjedhje të votave.

Mimoza Kusari –Lila gjithashtu shprehi keqardhje para elektoratit të saj për pamundësinë e mbrojtjes së votës së tyre.

Protesta e sotme në Gajkovë kaloi pa asnjë incident. Sipas rezultatit prelimininar të publikuar nga KQZ-ja, kryetari aktual Pal Lekaj nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 52.8 % ndërsa kandidatja e koalicionit AKR LDD Mimoza Kusari Lila 40.07%.
(m.a/rtk/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›