E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e studentëve, Berisha premton unifikimin e diplomave

TIRANE- Në ditën ndërkombëtare të studentëve kryeministri Berisha premton unifikimin e diplomave njëherë brenda vendit dhe më pas edhe me vendet e tjera jashtë Shqipërisë. Në një takim të organizuar me rastin e 17 nëntorit, kreu i qeverisë vlerësoi këtë gjeneratë si kontribuese të të gjitha hapave që Shqiëria ka hedhur drejt anëtarësimit në BE, duke e nisur me rrëzimin e murit të sistemit komunist në dhjetor të 1990-ës.

“Duhet sa më parë të unifikojmë diplomat kudo që ato lëshohen në universitetet shqiptare. Nuk mund të mos ndjehemi të kënaqur për faktin që kremtojmë këtë ditë pasi kemi realizuar arritje të mëdha historike, së pari në rrugët e integrimit drejt Bashkimit Europian” tha Berisha.

Kreu i qeverisë njohu studentët me vendimin më të fundit të BE-së për të pranuar kërkesën e Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat, ndërsa tha se liberalizimi i shpejtë i vizave do ti ndihmojë ata për të trokitur në universitetet e Europës.

Edhe Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule vlerësoi rolin e studentëve në jetën shoqërore të vendit ndërsa kujtoi premtimin e qeverisë për ndërtimin e një Kampusi Universitar.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›