E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, digjet makina e një emigranti, policia nis hetimet

LEZHë- Një zjarr i papritur ka përfshirë automjetin e një emigranti të sapokthyer nga Greqia në qytetin e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Skëndërbeg”.

Mbrëmjen e djeshme emigranti Agron Nikolli kishte parkuar automjetin përpara derës së shtëpisë, ndërsa gjatë natës ka parë që ishte përfshirë tërësisht nga flakët por pa shkaktuar të lënduar.
Ndërhyrja e familjarëve dhe zjarrëfikësve nuk ka shmangur dot djegien e mjetit tip Opel Cabriolet me targa greke, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet.

Mbetet i paqartë shkaku i zjarrit, ndërsa paraprakisht mendohet se mjeti mund të ketë pësuar një shkëndijë elektrike. Por burime nga policia e Lezhës nuk përjashtojnë mundësinë që zjarrëvënia të ketë qenë e qëllimshme.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›