Dita e Europës, Topalli: Shqiptarët e meritojnë integrimin në BE
TIRANë- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, në ditën e Europës është ndalur në disa nga arritjet e qeverisë, që vetëm në një vit sipas saj janë të jashtëzakonshme. Në fjalën e saj si e ftuar speciale në auditoret e masterit të Studimeve Europiane, pranë Universitetit të Tiranës, Topalli tha se shqiptarët e meritojnë anëtarësimin në Europë.
“Në prill të 2009 dorëzuam kërkesën për marrjen e statusit kandidat, në 28 qershor bëjmë zgjedhje, dorëzuam pyetësorin, ndërkohë që presim ka ardhur raporti për liberalizimin e vizave, shkëlqyeshëm në të gjitha blloqet e këtij raporti. Në si shqiptarë, ne si komb e meritojmë për tu pranuar, për të hyrë në shtëpinë tonë. Europa është shtëpia jonë” – u shpreh Topalli.
Topalli theksoi se që nga rënia e komunizmit në vitet 90´ e deri më sot, nuk ka një vend tjetër të ketë bërë një rrugë kaq të gjatë në një kohë kaq të shkurtër. Kryeparlamentarja nuk ka bërë asnjë koment për protestën e opozitës dhe për grevën që sot shënoi ditën e saj të 9-të.
(m.a/News24/BalkanWeb)