Fier, ish-punonjës të autostradës në protestë për pagat
FIER-Që prej ditës së shtunë, firma përgjegjëse për ndërtimin e autostradës Fier-Vlorë, në Frakull nuk do mundet të përdorë 30 automjetet e tonazhit të lartë. Ish-punonjësit e saj i kanë bllokuar ato në shenjë protestë, pasi pretendojnë se “firma nuk ka shlyer detyrimet financiare për disa muaj”. Sipas tyre, “disa prej kolegëve kanë deri në gjysmë viti pa marrë pagat mujore”.
I njëjti problem ka mbërritur dhe në dyert e komunës Frakull, kreu i së cilës thotë se borxhi i firmës që sipas tij ka ndryshuar dhe emër dhe është larguar në qytet tjetër ndaj ish-punonjësve të saj arrin deri në 70 milionë lekë të reja.
Kreu i Komunës, Frakull, Viktor Cervanaku duke iu referuar listave të punonjësve thotë se disa prej tyre janë nga Frakulla, disa nga Vlora dhe Novosela.
(d.b/News24/BalkanWeb)